Jep dorëheqje kryeministri i Armenisë

23 prill 2018 | 15:29

Kryeministri i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmi për dorëheqjen e Sarkisianit është publikuar në uebfaqen e tij.

Dorëheqja e Sarkisian vjen në kohën kur në Jerevan dhe në qytete të tjera, për të njëmbëdhjetën ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Sarkisiani është zgjedhur kryeministër më 17 prill, vetëm tetë ditë pasi kishte përfunduar mandatin e dytë si president.

Sipas ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 2015 në Armeni, fuqitë kryesore ekzekutive kanë kaluar nga presidenti tek posti i kryeministrit.

Sarkisiani kishte deklaruar më parë se ai nuk ka për synim të bëhet kryeministër, por pas zgjedhjes së tij në këtë post, protestuesit e kanë akuzuar atë se ka shkelur këtë zotim, vetëm për të qëndruar në pushtet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në Ditën Botërore të…