Jep dorëheqje kryeministrja e Danimarkës

02 nëntor 2022 | 15:47

Partitë e qendrës së majtë kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e përgjithshme të Danimarkës.

Ky proces është parë si votëbesimi ndaj kryeministres, Mette Frederiksen.

Blloku i saj ka fituar 90 ulëset e nevojshme për të formuar Qeverinë.

Mirëpo synimi i saj ka qenë për formimin e një koalicioni të gjerë qeveritar, andaj e ka dorëzuar dorëheqjen te mbretëresha.

Frederiksen është detyruar të shpallë zgjedhje të parakohshme në fillim të muajit tetor.

Pakënaqësitë janë rritur pas një raporti, në të cilin qeveria është kritikuar si ka menaxhuar disa kafshë në fermë në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Sipas gjetjeve të raportit, vendimi i qeverisë për të vrarë 17 milionë vizonë më 2020, nuk ka pasur bazë ligjore.

Atëbotë ka pasur dyshime se një mutacion i koronavirusit që është identifikuar nëpër vizonë, do të mund të pengonte procesin e zhvillimit të vaksinës kundër këtij virusi.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen Covid-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Pas procesit zgjedhor, të gjitha partitë do të duhet të vizitojnë mbretëreshën për të vendosur se kush do të udhëheqë bisedimet për koalicion.

Frederiksen ka thënë të mërkurën se nëse sërish i besohet procesi i negociatave ajo do të tentojë të formojë qeveri me bazë të gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aurona Pelaj është infermierja e shtëpisë së kujdesit të të…