Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë, qeveria sllovene në krizë

19 dhjetor 2020 | 20:52

Ministri i Shëndetësisë i Sllovenisë, Tomaz Gantar dha dorëheqjen, por ajo nuk ka lidhje me trajtimin nga ana e qeverisë të krizës së koronavirusit, por është për shkak të një krize brenda koalicionit qeverisës, sipas agjencisë sllovene të lajmeve, STA.

Partia e tij, ”DeSUS”, është larguar nga koalicioni i drejtuar nga kryeministri Janez Jansha, duke e akuzuar atë për ambicie autoritare.

DPA shton se ”Jansha ka qenë në pushtet që nga mesi i marsit, pas rënies së një koalicioni të mëparshëm të qendrës së majtë”.

”DeSUS”-i ka qenë pjesë e koalicionit që nga ajo kohë, por partia ndryshoi kurs pasi zgjodhi ish-ministrin e jashtëm, Karl Erjavec për ta drejtuar atë përsëri.

Erevac rifilloi postin e kryetarit të partisë pasi pasardhësi i tij Aleksandra Pivec dha dorëheqjen.

Erjavec ka kërkuar që kur u bë udhëheqës për të tërhequr ”DeSUS”-in nga koalicioni me Janshan duke thënë se Jansha po përpiqej të “Orbanizonte” vendin, duke iu referuar udhëheqësit të krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban.

Koalicioni qeverisës i Janshas tani po duket i lëkundur pas tërheqjes së ”DeSUS”-it, me një shumicë prej vetëm dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…