I jepet lamtumira e fundit ish-deputetit Kujtim Paçaku

18 maj 2018 | 15:47

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku është varrosur të premten në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Ai ka ndërruar jetë dje në moshën 59-vjeçare, derisa veprimtaria e tij prej poeti dhe politikani është vlerësuar lartë në një mbledhje komemorative që është mbajtur në Prizren.

Ish-kolegu i tij, deputeti Veton Berisha, ka thënë se vepra e Kujtimit ka lënë gjurmë të pashlyera tek të gjithë, sidomos të komuniteti rom dhe egjiptian.

Një fjalim prekës ka mbajtur djali i Paçakut, Denur Paçaku. Ai ka treguar për kohën sa babai i tij ishte gjallë dhe për sakrificën e tij për t’i shkolluar fëmijët me çdo kusht.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë nëntë persona,…