Jeta Rafuna, shefe e grupit të asamblistëve të LDK-së në Prishtinë

05 janar 2022 | 17:35

Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar Jeta Rafunën shefe të grupit të asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Rafuna përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se kjo detyrë e re i jep ende përgjegjësi për të punuar edhe më shumë për qytetin e Prishtinës.

“E emëruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe grupi i asambleistëve të LDK-së nga sot do të ushtrojë poziten e Shefes së Grupit të Asambleistëve të LDK- së në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Kjo detyrë më jep ende përgjegjësi që të punoj edhe më shumë për qytetin tonë të zemrës”, ka shkruar Rafuna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drama për hyrjen e teniserit Novak Gjokoviq në Australi po…