Jeton Gashi, timonieri i ri i KF “Arbëria”

19 qershor 2021 | 22:57

Dobrajë e Madhe-Legjenda e futbollit në nivel vendi dhe atij ndëkambëtar, Jeton Gashi ka firmosur kontratë një vjeçare me KF “Arbëria” e Dobrajës së Madhe të komunës së Lipjanit.

Kryetrajneri i ri i klubit futbollistik “Arbëria”, Jeton Gashi përmes telefonit ka njoftuar se ndihmës të tij janë edhe Ylber Statovci e Diamant Kodrolli.

Gashi ka spikatur që synimi kryesor do të jetë rikthimi i “Arbërisë” në elitën e futbollit të Kosovës, pra në Super Ligë, ku ishte më parë.

Siq dihet K.F. “Arbëria” dhe “Trepça ‘89”, kanë rënë nga superliga e Kosovës në Ligën e parë.

Ismail Rexhepi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e zëdhënësit të Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, se marrëveshja…