Jevtiqi: Fëmijët serbë në Kosovë duhet ta mësojnë gjuhën shqipe

15 dhjetor 2017 | 14:18

Serbët dhe shqiptarët duhet të ndërtuar besimin reciprok dhe fëmijët serbë në Kosovë duhet të mësojnë gjuhën shqipe. Kështu ka thënë ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq.

Jevtiqi ka thënë se mësimi i gjuhës shqipe duhet të bëhet që të mundësohet komunikim më i mirë në mes komuniteteve në të ardhmen.

“Njohja e gjuhës shqipe është e nevojshme për komunitetin serb. Shumica e shqiptarëve, brezi i mesëm dhe më të vjetër e di serbishten, gjë që nuk vlen edhe për popullatën serbe, dhe kjo duhet të ndryshojë. Mendoj se çështja e gjuhës është e një rëndësie jetike për këtë për të ndërtuar besimin”, ka theksuar Jevtiqi. KK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 23 dhjetor do të luhet “El Clasico” dhe provokimet…