“Jezusi i urren serbët”, vendoset mbishkrim në derën e kishës në oborrin e UP-së

11 qershor 2021 | 10:34

Një ditë pas mbajtjes së liturgjisë në Kishën Ortodokse Serbe që ndodhet në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, në derën e kësaj kishe është vendosur mbishkrimi “Jezusi i urren serbët” apo në shkrimin origjinal “Jesus hates serbs”.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

“Për mesazhet e paqes, përgjigjja është mbishkrime të urrejtjes. Pengesat dhe ndalimet janë përgjigja për ndërtimin e bashkëjetesës. Policia, protestat dhe kërcënimet e rrënimit janë përgjigjja e kremtimit dhe lutjes”.

“A ekziston pajtimi dhe e ardhmja e vërtetë me veprime të tilla anti civilizuese nga Prishtina?!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një viti mungesë, duke filluar nga kjo e premte…