Ceremonia e hapjes i besohet tenorit Andrea Bocelli

11 qershor 10:20

Pas një viti mungesë, duke filluar nga kjo e premte miliona tifozë do të gozhdohet para ekranit të televizionit për të ndjekur kampionian Europian.

Andrea Bocelli do të jetë protagonisti muzikor në ceremoninë e hapjes së EURO 2020 në stadiumin “Olimpico” të Romës. Pasi hapi Olimpiadën në vitin 2006, Expo në Shanghai në 2010 dhe në Milano në 2015, tenori do të jetë edhe një herë simboli i Italisë në botë, në një ceremoni solemne dhe spektakolare.

I shoqëruar nga 24 kombëtaret pjesëmarrëse, Bocelli do të hapë kampionatin europian nën notat e “Nessun Dorma”, i rrethuar nga një koreografi e jashtëzakonshme, ku do të përfshihen dhe “Frecce Tricolori” avionët që do të lëshojnë në qiell 3 ngjyrat e flamurit italian të cilat do të mbulojnë gjithë stadiumin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, uron Ditën e Çlirimit të…