Hoxhaj: Urime Dita e Lirisë, Prishtinë

11 qershor 2021 | 10:18

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, uron Ditën e Çlirimit të Prishtinës.

Ai ka thënë se sot po bëhen 22 vjet prej Ditës së Madhe kur çizmet e trimave të UÇK-së, pas muajsh të tërë lufte, shkelën në Prishtinë për ta çliruar përjetësisht nga robëria e frika.

“22 vjet prej Ditës së Madhe kur çizmet e trimave të UÇK-së, pas muajsh të tërë lufte, shkelën në Prishtinë për ta çliruar përjetësisht nga robëria e frika. Lavdi të gjithë atyre heronjve që nuk kursyen as më të shtrenjtën jetën e tyre për këtë ditë. Urime Dita e Lirisë, Prishtinë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11 mijë prej 40.000 arsimtarë kanë kryer të dy dozat…