Vaksinohen 40 mijë arsimtarë në Shqipëri, 11 mijë prej tyre me të dy dozat

11 qershor 2021 | 10:13

11 mijë prej 40.000 arsimtarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës anticovid në Shqipëri.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu ka shkruar në rrjetet sociale se procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta dhe pa u ndalur, për të bërë të mundur arritjen e objektivit, atë të kryerjes së 1 milionë vaksinave brenda muajit qershor.

“Mbi 40,000 arsimtarë janë vaksinuar, nga të cilët 11 mijë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anticovid. Me 823,053 vaksinime të kryera deri tani në të gjithë vendin, vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit #ShqipëriaBuzëqesh”, ka shkruar ministrja Manastirliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i grupit të…