Qeni që po ‘çmend’ internetin: Parashikoi saktë rezultatin e ndeshjes Angli-Kroaci

22 qershor 2026 | 11:49

Anglia e ka nisur në mënyrë spektakolare fushatën e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kroacinë me rezultat 4:2 në ndeshjen e zhvilluar më 17 qershor.

Në këtë përballje, kapiteni Harry Kane ka realizuar dy gola, përfshirë një penallti të përsëritur, ndërsa Jude Bellingham dhe Marcus Rashford kanë shënuar nga një gol secili.

Shumë tifozë anglezë e kanë pritur me entuziazëm këtë rezultat, por vëmendjen e ka marrë edhe një histori e pazakontë jashtë fushës, raporton Mirror.

Një pronar qeni ishte i bindur për fitoren e Anglisë, pasi kafsha e tij “e parashikoi” rezultatin e ndeshjes.

Bëhet fjalë për një qen të racës Brussels Griffon, me emrin Bug, i cili është bërë një sensacion në Instagram, ku njihet për “modelim, aktrim dhe komentim sportiv”.

Bug ka mbledhur mijëra ndjekës në llogarinë e tij në Instagram: @bugthebrusselsgriffon.

Pronari i tij kishte publikuar para ndeshjes një postim ku ndante “parashikimin” e qenit për rezultatin. Në mënyrë të pazakontë, Bug kishte zgjedhur saktë Anglinë si fituese të takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, korniza e papërshtatshme ligjore dhe…