Jim Carrey paralajmëron se do ta mbyllë llogarinë në “Facebook”

09 shkurt 2018 | 11:09

Jim Carrey ka njoftuar përmes llogarisë personale në “Twitter” se po planifikon të heqë dorë prej “Facebook”-ut.

Ai ka thënë se do t’i shesë aksionet që ka në këtë rrjet social. “Jam duke nxjerrë në shitje aksionet e mia në ‘Facebook’ dhe do ta mbyll llogarinë time, sepse ‘Facebook’-u ka përfituar nga ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet tona dhe ende nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta ndalur atë”, ka shkruar Jimi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superylli shqiptar, Dua Lipa, ka krijuar popullaritet në mbarë botën.…