Jim Ratcliffe blen 25% të aksioneve të Unitedit

25 dhjetor 2023 | 10:30

Jim Ratcliffe, pronar i industrisë kimike shumëkombëshe INEOS, ka blerë 25% të Manchester United nga familja Glazer, pronar i gjigantit anglez për gati 20 vjet.

INEOS Sport, nga sot, është  përgjegjës për të gjitha aspektet sportive të klubit. Marrëveshja, sipas shtypit anglez, vlerësohet në 1.4 miliardë euro. Që nga largimi i Alex Fergusonit në vitin 2013, “Djajtë e Kuq” nuk e kanë fituar më kurrë Premier Ligue-n, duke zhgënjyer vit pas viti.

Jim Ratcliffe, 71 vjeç, ka një pasuri të vlerësuar në 21 miliardë euro dhe është njeriu më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka premtuar rinovimin e “Old Trafford”, si dhe para të reja për t’i investuar në merkato.

Në deklaratën zyrtare, Manchester United thekson se Jim Ratcliffe do të sigurojë 300 milionë stërlina (rreth 345 milionë euro), për punën në stadium.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artisti i ri i skenës, Flow ka publikuar së fundmi…