Jo, me ‘Shengenin e vogël’ s’po e pranojmë heshtur Kosovën

13 nëntor 2019 | 08:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përballet me kritika për, siç e quajnë, ‘Shengeni i vogël’ edhe në Serbi. Ai iu përgjigj akuzave se kjo është vetëm një ‘mënyrë e fshehtë’ për ta pranuar pavarësinë e Kosovës. Në mesin e kritikëve, më i zëshmi është fashisti serb Vojislav Seselj

Kryetari i Partisë Radikale të Serbisë e kishte akuzuar presidentin serb Vuçiq, se me një marrëveshje e tillë, për dallim prej CEFTA-s, do të thotë pranim i heshtur i Kosovës. Vuçiqi e hodhi poshtë këtë akuzë duke thënë se “këto përralla për pranim të heshtur i dëgjoj që shtatë vjet”. “Si mendoni, kujt i konvenon më shumë tregu i lirë dhe qarkullimi i njerëzve? Sikur asgjë mos të dini, këtë e kuptojnë të gjithë, pos politikanëve serbë në opozitë”.

Vuçiqi pyetet se përse një pjese të opozitës e publikut po i pengon ideja e hapjes së kufijve në rajon, duke vlerësuar se përfitimet i kuptojnë edhe fëmijët në fillore. “Ne kemi suficit me të gjithë në rajon, Rumaninë, Bullgarinë e me të gjithë shtetet e ish-Jugosllavisë. Më parë nuk ishte kështu. Suficit tregtar me Kroacinë e Slloveninë, suficit të madh ndaj BeH-s, Maqedonisë së Veriut e Shqipërinë. Askund nuk flas për këtë. Politikanët serbë, përveç atyre të opozitës, këtë e kuptojnë. Do t’ju shesim atë që prodhojmë edhe më shumë të gjithëve” duke komentuar rezultatet e takimit dyditor në Ohër ku u diskutua ‘Shengeni Ballkanik’, që nënkupton qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve në rajon.

Ai përsëriti se nuk e kupton kundërshtinë e tyre dhe cilat janë pikëpyetjet. “Nëse qëllimi është të kemi deficit me të gjithë, mbyllni tregtinë, nuk e di çka është problemi. Neve na duhet tregu i hapur, pasi duam të jemi më të fortët. Për çfarë arsye mos të kemi linja të shpejta për kamionë e mallrat të barteshin më shpejt? Nuk e kuptoj çka po kundërshtojnë” tha presidenti Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bardhyl Mahmuti Ekspertiza zvicerane dhe vrasja e Astrit Deharit…