Jo në emër timin! JO NË EMËR TË POPULLIT TË KOSOVËS…! Mirëserdhe vëlla

18 dhjetor 2023 | 12:48

Shkruan: Astrit Gashi

Nëse diçka në botë ka “Sui Generis” kjo është Gjykata Speciale (kinse e Kosovës) pa asnjë shenjë të Kosovës, përveç të akuzuarave padrejtësisht, që janë të Kosovës!
Kjo gjykatë (Dhomat e specializuara dhe prokuroria e specializuar)është një etnikë dhe si e tillë është një përpjekje e vënjës së shenjës së barazimit në mes kriminelëve( që shëtisin të lirë matanë Ibrit deri në Beograd) dhe në mes viktimave që i gjen kudo në Kosovë! .
Po e them këtë duke pas parasysh praktikën ndërkombëtare të krijimit të gjykatave të ngjashme. Një gjykatë e tillë për ndjekje një etnike nuk e di që ka ekzistuar ndonjëherë në praktikën e drejtësisë ndërkombëtare…
Me trillime të tilla dikur gjykatat fashiste dënonin emër të popullit, dikur mjera shqiptarë vetëm që flisnin e mendonin shqip. Jo vetëm Nasimi por babai i tij Heroi i Kombit Ismail Haradinaj emblema e rinisë shqiptare ishte përndjekur me të gjithë familjen e tij vetëm e vetëm së, ai kishte edukuar nxënësit, që një ditë do të rreshtoheshin në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pra me dekada kjo familje përparimtare e Dukagjinit u dënua në “emër të popullit” por asnjëherë në emër të popullit shqiptar. Nuk ishte hera e parë që ishte në shënjestër Nasimi i cili kishte provuar burgjet e pushtuesve se bashku me gjithë familjen e tij. Ishte vëllai Agroni që ishte i burgosuri politik me i ri në Europe i cili u burgos në moshën 15 vjeçare i cili këtë vite ndërroi jetë. Por gjykata fashiste nuk e lejoj të merr pjese Nasim Haradinajn.
Sepse Nasim Haradinaj paska bere krim kinse që zbuloi dosje të prokurorisë e cila ka dëshmitar të mbrojtur një njeri të pushtetit kriminal të Miloshviqit siç është Milovan Drecun organizoi vrasjen e mjera shqiptarëve.
Ishte Nasim Haradinaj që ju tha në sy se nuk ka ideal me të fortë së me luftuar për lirinë e vendit. Kur prokuroret lexonin aktakuza të gatuara ne Beograd ai u habit me ju:! Ju tha se “ A jeni Budallë apo po e luani budallën” sepse vërtete te tillë po dukeni në keto procese të montuara.
Por ju prokurori zhvatëse gabuat rendë kur menduat se më këto metoda po e lëndoni komandon tonë. A nuk u bindet kur ju tha së “Kamë vra ushtarë e oficerë serbë sa kam mujtë! Por edhe se nuk kamë mujtë me vra sa kom pas qejf…”,
Më këto fjalë ai fitoi dhe zemrat e secilit shqiptarë ! Ju kishit kidnapuar një por me veprimet e juaj tinëzarë linden mjera të tjerë. Kjo ndodhe si pasojë e veprimeve të turpshme që po ju zbulohen përditë që tashmë po duhet se koka e kësaj prokurorie është ne Rusi nga atje ishte dhe sponsorizuesi i raportit ne Këshillin e Evropës.
Se është gjykatë jo serioze dhe me prokuror e gjykatës të dështuar kjo po dëshmohet secilin ditë. Ketë e dëshmon dhe raporti 151 faqesh i publikuar nga Ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve financiare, John Mynihan, i cili ka dorëzuar një dosje në Departamentin e Drejtësisë (DOJ) kundër ish-prokurorit të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar (ZPS), Jack Smith, duke pretenduar se ai ka udhëhequr një “skemë korruptive” brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të Holandës. Po ju dalin pazaret dhe do të ju del dosja e prokurorit të Alan Tiger që nxiti dëshmitarë kundër djemve të UÇK-së.
I gjithë procesi, që nga zanafilla e deri më sot, është misterioz, kontrovers, i motivuar etnikisht dhe tërësisht politik. Prandaj, zhvillimet e fundit do të zbulojnë së i gjithë procesi është ngritë ndikimet politike të faktorit ndërkombëtar dhe papjekuria politikë e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe lidershipit shtetëror të cilët nuk e amadametojnë këtë gjykatë e cila tashmë nuk i jep llogari askujt sepse u planifikua , ndërtua, themelua nga para të pista dhe nëntoka për të dënuar luftën çlirimtare të popullit tonë.
Kjo vërtetohet fare lehte kur pjesa më e madhe e dëshmitarëve të prokurorisë janë anonimë dhe të mbrojtur, duke krijuar një atmosferë të mbyllur dhe të pakontrollueshme për publikun. Por e dëshmitareve nuk po ju konfirmojnë dëshmitë pa i marrë paratë hetuesit tugjarë të cilët montuan gjithçka.. Ashtu siç ishte montim procesi kundër Nasim Haradinajt.
Karvani i madh i qytetareve drejt vendlindjes së Nasim Haradinajt po e dëshmon se populli është me secilën fjalë të Nasim Haradinajt.
Deri kur do të durojmë!?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa: Rruga e Prishtinës , Gjilan Euro Diesel: 1.26€…