Joao Felix  mendon t’i bashkohet PSG-së

16 dhjetor 2022 | 11:23

Joao Felix është duke e menduar seriozisht kalimin te skuadra e Paris Saint Germain (PSG).

Futbollisti përfundimisht nuk dëshiron që të qëndrojë tek Atletico Madridi dhe po e kërkon një skuadër të re.

Jorge Mendes, që është agjent i lojtarit, tashmë ka filluar që të angazhohet në këtë drejtim.

Njëra ndër opsionet më të mira po llogaritet Paris Saint Germain, destinacion që po e tundon shumë futbollistin.

Mbetet të shihet nëse do të ketë diçka konkrete në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Franca do të ketë të gjithë ekipin për në finale…