Joao Felix: Sakrifikova pagën time që të vija në Barcelonë

21 shtator 2023 | 13:23

Joao Felix pati një ndikim të shkëlqyer te Barcelona, me tre gola në tri ndeshje dhe dopietë personale në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi portugez shpreson ta shpagojë veten me fanellën Blaugrana pas sezoneve të vështira tek Atletico Madrid.

“Sakrifikova një pjesë të rëndësishme të pagës sime, por më duhej të ndryshoja, të shkoja në një vend ku mund të ushtroja futbollin tim. Xavi më kërkon të bëj punë taktike, por tani po argëtohem”, ka thënë ai në një intervistë për “Mundo Deportivo”.

“Nëse je i sëmurë, duhet të ndryshosh. E bëra më parë me Chelsean, e bëra tani me Barcelonën, sepse nuk isha mirë. Nuk u përshtata me idetë e klubit dhe trajnerit, por gjithmonë jam përpjekur të bëj më të mirën”.

Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, komentoi debutimin fitues në Ligën e Kampionëve dhe paraqitjen e shkëlqyer të Joao Felix: “Ai është i lumtur këtu, luajti një ndeshje të shkëlqyer, ashtu si i gjithë ekipi. Objektivi është të ecim përpara çdo ditë. Duhet të vazhdojmë të punojmë si ekip, është e rëndësishme ta fillojmë mirë Champions-in, por duhet t’i mbajmë këmbët në tokë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i "Modern Family", 51-vjeçe, ka zbuluar se ka patur…