Joe Biden rezulton sërish pozitiv me Covid

30 korrik 2022 | 21:14

Presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën, raporton CNN. Mjeku i tij deklaroi se ai nuk ka asnjë simptomë, por se do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë.

Mjeku ka thënë po ashtu se nuk ka asnjë arsye për të rifilluar trajtimin në këtë moment. “Por ne padyshim do të vazhdojmë vëzhgimin nga afër”, sqaroi ai.

Një reagim për shëndetin e tij ka bërë edhe vetë presidenti amerikan.

“Sot dola sërish pozitiv për COVID. Kjo ndodh me një pakicë të vogël njerëzish. Nuk kam simptoma, por do të izolohem për sigurinë e të gjithëve rreth meje. Unë jam ende në punë dhe së shpejti do të kthehem në aktivitet”, shkruan Biden.

Presidenti Biden u infektua me koronavirus disa ditë më parë dhe iu nënshtrua trajtimit. Tre ditë më parë Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti rezultoi negativ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i VV-së, sot është kthyer…