JOHN KRASNIQI KËNGË PËR HEROIN E KOMBIT FEHMI LLADROVCI

31 gusht 12:14

Në fshatin e lindjes të Udhëheqësit të madh e Gjeneralit të lavdishëm të UÇK-së, Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci!

Në truallin e Vëllezërve Karaqica, aty ku unë për herë të parë në jetën time kam ngrënë bukë drenice në vitin 1983!

Në shtepinë e mikut të nderuar Goni Karaqica, bashkë me kryetarin më të mirë të komunave të Kosovës, Kryetarin e Komunës së Drenasit të nderuarin Ramiz Lladrovci dhe Sherif Gashin nga Vushtrria që jeton në Paris, duke dëgjuar këngë nga këngetari i famshëm i Drenicës dhe i gjithë hapsirës shqiptare John Krasniqi!

Ishin çaste të paharruara, sepse në atë hapsirë të vogel kishte interesim të jashtëzakonshëm!

Dëgjohej duke kenduar këngëtari i madh e shoku i ngushtë i Heroit të Kombit, të madhit Beqir Gashi!

Kjo mbrëmje ishte e veçantë sepse John Krasniqi ia komunikoi Kryetarit Lladrovci se e ka përgaditur një këngë për Heroin Fehmi Lladrovci dhe se ajo këngë do të jetë një nga kënget më të mira të jetës së tij e të fuqisë së tij profesionale prej këngëtari e rapsodi që nuk ka shqiptar e odë burrash, sallë dasmash e koncertesh që nuk do të dëshironin ta kenë në mesin e tyre këtë artist të rrallë që është brumosur e është pjekur në kujdesin e vëllaut të tij këngëtar e rapsod i mirënjohur në Drenicë e gjithë hapsirën shqiptare Arben D. Krasniqi!

Ishte natë e paharruar!

Faleminderit Gonit që na bashkoi!

Ismet Sylejmani

Shkabaj 30.08.2019!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha,…