John: Po më mungon futbolli

26 mars 2020 | 16:48

Futbolli i Kosovës ka hyrë në javën e dytë të pezullimit, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Kjo ka bërë që futbollistët e skuadrave kosovare, tashmë të gjenden të izoluar brenda shtëpive të tyre. Për këtë gjë ka reaguar edhe sulmuesi i Prishtinës, Otto John.

“Dita e 15 pa futboll, më mungon kjo lojë. Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt”, ka shkruar John në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e…