Johnny Depp në Serbi: Do të darkojë me Aleksandar Vuçiq

18 tetor 23:59

Aktori i njohur i Johnny Depp, nesër do të mbërrijë në Beograd për premierën e serialit të tij të animuar të prodhuar në Serbi “Pafini”, prodhuar nga “Archangel Studio” nga aktori Milos Bikovic, dhe krijuar në “Jervolino Studios” (IES).

Ylli hollywood’ian do të kalojë vetëm 24 orë, ku do të ketë një agjendë super të ngjeshur. Në mesin e shumë gjërave, brenda atij 24 orësh, Depp do të ketë konferencë për media, më pas do të ketë një turne në studion e “Archangel Studi”, ndërsa sipas mediave serbe, në darkë, aktori do të ketë një darkë intime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucicit.

lg.php.gif

“Qebapët dhe kolegët nga Serbia janë fantastikë”, kishte thënë Depp për RTS vitin e kaluar në Festivalin e Berlinit, ku ai promovoi filmin “Minimata”.

Ai gjithashtu edhe më herët e kishte shprehur dashurinë ndaj shtetit tonë fqinj.

“Unë e adhuroj Serbinë dhe serbët”, kishte deklaruar ai.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Depp po e viziton Serbi, për herë të parë ishte në vitin 1992.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhafer Tahiri i është rikthyer deklaratave të vjetra për ndërhyrje…