
Johnson mohon akuzat për keqmenaxhim të Covid-19
Kryeministri britanik Boris Johnson ka reaguar pas akuzave të ngritura nga ish këshilltari i tij për menaxhimin e pandemisë.
“Natyrisht ka qenë një vit shumë i vështirë kur u ndërmorën një seri vendimesh tepër të vështira, asnjë prej të cilave nuk i kemi marrë lehtë. Dhe ju duhet t’a kuptoni dhe shpresoj që njerëzit ta kuptojnë këtë, që kur vendoseni në një bllokim është shumë e dhimbshme, traumatike për njerëzit për shëndetin mendor dhe jetesën e tyre. Ne kemi qeverisur me vendosmëri për të mbrojtur jetën, për të shpëtuar jetën, për të siguruar që spitalet tona nuk u mbingarkuan dhe kemi ndjekur të dhënat dhe udhëzimet”, është shprehur Boris Johnson .
I pyetur në lidhje me pretendimet e Dominic, Johnson u shpreh se do të preferonte që gjatë vitit të kaluar të krijohej imuniteti i tufës sesa të aplikonte një bllokim të dytë kombëtar që do të nënkuptonte një rënie të madhe ekonomike.
Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock gjithashtu u shpreh se Cummings shumë shpejt mund të humbasë edhe punën nga akuzat e rreme.
Dominic Cummings, ish-krahu i djathtë i Johnson deri në fund të vitit të kaluar, një ditë më parë deklaroi se trajtimi i pandemisë nga qeveria britanike ishte një katastrofë e vërtetë. Ai e quajti kryeministrin të paaftë, të paorganizuar dhe të papërshtatshëm për të drejtuar vendin./tvklan/