‘S’do të ketë vërshime të mëdha pas këtyre reshjeve’

28 maj 2021 | 11:18

Në disa zona të Kosovës kanë ndodhur vërshime si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditës së djeshme, por që  kanë vazhduar edhe sot.

Hidrologu Bashkim Kastrati, ka bërë me dije se nuk ka rrezik që të ketë vërshime të mëdha në Kosovë pas këtyre reshjeve që kanë ndodhur.

“Po të kishte rrezik për vërshime ne si Institut i Hidrometeorologjisë paralajmëron 24 orë më parë. Në vend nuk parashikohet të ketë vërshime fluriale. Kjo stuhi është në kalim dhe sipër, brenda disa orëve do të kalojë, nuk do të ketë pasojë në vërshime”, ka thënë Kastrati për “klankosova.tv”.

Në Gjilan dhe në Drenas disa pjesë të vogla janë goditur nga vërshimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Pejë, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore…