Haxhiu dhe Gashi rikonfirmojnë bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve
27 tetor 2026
| 13:00
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar vizitën e saj të parë zyrtare jashtë vendit në këtë cilësi, në Maqedoninë e Veriut.
Ajo është pritur nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili e ka vlerësuar këtë vizitë si mesazh të miqësisë së sinqertë që lidh dy vendet.
“Riafirmuam përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve”, ka njoftuar Gashi përmes një postimi në Facebook.
Gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit parlamentar, shkëmbimin e përvojave, fqinjësinë e mirë dhe mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në organizatat shumëpalëshe, si dhe për avancimin e agjendës evropiane të rajonit.



