Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, fëmija i saj 12-vjeçar dërgohet në strehimore

27 tetor 2026 | 12:49

Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt është vendosur në njërën prej strehimoreve në Kosovë, pas vrasjes së nënës së tij më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Këtë e kanë konfirmuar për “Dukagjinin” nga Prokuroria Themelore në Pejë, duke bërë të ditur se për hapat e mëtejmë lidhur me këtë çështje duhet t’i drejtohen Qendrës për Punë Sociale.

Ndërkaq, nga Qendra për Punë Sociale nuk kanë pranuar të flasin për rastin, me arsyetimin se janë të zënë me trajtimin e tij.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Rasti ka nxitur reagime lidhur me dhunën në familje, mbrojtjen e grave dhe përgjegjësinë e institucioneve në trajtimin e rasteve të tilla.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri…