Johnsoni nga Kievi i jep një premtim Zelenskyit: Do t’ju ndihmojmë financiarisht dhe ushtarakisht

09 prill 2022 | 19:24

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka udhëtuar sot për në Kiev për të diskutuar për ofrimin e ndihmës financiare dhe ushtarake ndaj Ukrainës.

Johnson u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilit i premtojë mbështetjen e Britanisë në luftën kundër Rusisë.

Johnson ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Britania do të ndihmojë Ukrainën me një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake.

“Sot takova mikun tim presidentin Zelenskyy në Kiev për t’i dhënë mbështetje të palëkundur për popullin e Ukrainës. Ne po përcaktojmë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake, e cila është një testament i angazhimit tonë në luftën e vendit të tij kundër fushatës barbare të Rusisë”, ka shkruar Johnson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit…