Jonida Maliqi: Do të këndoj shqip në “Eurovision 2019”

30 dhjetor 2018 | 00:00

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, është emri që tashmë është konfirmuar se do të prezantojë Shqipërinë në “Eurovision 2019”.

“Ktheju tokës” mban titullin kënga e saj ,e cila është kompozuar nga Eriona Rushiti.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Prive”, ku ka folur kryesisht rreth përgatitjeve të saj për festivalin.

Ajo ka deklaruar se kërkon të mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, pasi që konkurrimi në festivalin evropian është një përgjegjësi e madhe për të.

Ndër të tjerash, Jonida theksoi se ajo bashkë me stafin kanë vendosur që kënga përfaqësuese do të interpretohet në shqip, pasi një gjë e tillë është kërkuar nga vet fansat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha…