Jonida shkëlqen si ar në provën e parë në Eurovision

07 maj 2019 | 14:50

Pritja mori fund. Sot, këngëtarja Jonida Maliqi, realizoi provën e parë në skenën e Eurovision-it në Tel Aviv. ”Ktheju Tokës” është kënga që përfaqëson Shqipërinë në Eurosong.

Këngëtarja e veshur me një fustan të zi të zbukuruar me ar, dha performancën e fuqishme pa u zhvendosur nga skena qendrore. Detajet e fustanit janë unike, pasi përfaqësojnë Shqipërinë. Bizhutë e fustanit përfaqësojnë periudhën ilire dhe fustani ka formën e xhubletës, traditë e Shqipërisë.

Skena e errët me ngjyrën e kaltër dhe të kuqe, nxjerrin në pah performancën e fuqishme të Jonidës. ”Ktheju Tokës” është një histori emigrimi, një thirrje për t’iu rikthyer tokës. Sigurisht në performancën finale në gjysmë-finalen e dytë, nuk do të mungojnë imazhet e zjarrit dhe shiut.

Në këtë provë të parë, pranë përfundimit të shfaqjes, një shqiponjë shfaqet në ekran. Jonida bashkohet me tre këngëtarë mbështetës, të cilët qëndrojnë në një platformë të ngritur të drejtim të qendrës. Redjon Shtylla/Koha Jonë/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diego Godin do të largohet nga Atletico e Madridit në…