Godini me lot largohet nga Atletico

07 maj 2019 | 14:43

Diego Godin do të largohet nga Atletico e Madridit në fund të sezonit për t’iu bashkuar Interit. Mbrojtësi uruguaian mbajti veshur fanellën e klubit nga kryeqyteti i Spanjës plot 9 vite, teksa fitoi 8 trofe të rëndësishëm, duke u shndërruar në një legjendë.

Në konference për shtyp uruguaiani nuk i kurseu as lotët teksa u shpreh: “Dua t’iu njoftoj se këto janë ditët e fundit këtu dhe ndeshjet e fundit me fanellën bardhëkuqe. Faleminderit të gjithëve, ky nuk është një klub është një familje. Do të mbetem përgjithmonë një tifoz”, ka thënë Godin.

Vitin e kaluar Godini ishte shumë afër transferimit në Manchester United. “Unë zgjodha të qëndroj në atë moment, ishte vendimi im dhe sot nuk më vjen keq. U përpoqa të qëndroja në këtë klub, u takuam kaq shumë herë në këto muaj, por në mënyrë të qartë nuk kemi gjetur një marrëveshje për të vazhduar së bashku. Ndryshime të bëjnë të përmirësohesh dhe të rritësh. Nuk pendohem për asgjë, unë do të mbështes Atleticon kudo që të shkoj”, ka shtuar 33-vjeçari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Shëndetësisë…