Veseli: Ndryshimet që po ndodhin në shëndetësinë e Kosovës janë të dukshme

07 maj 2019 | 14:43

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, dr. Basri Sejdiu, kanë përuruar objektin e ri të ambulancave specialistike në QKUK.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se ndryshimet rrënjësore që po ndodhin në shëndetësinë e Kosovës janë më se të dukshme.

“Për shumë vjet, qytetarët kanë marrë shërbime specialistike nëpër bodrume të QKUK-së, në kushte aspak të dinjitetshme dhe me pritje të gjata. Të gjitha këto kanë marrë fund. Objekti modern i Ambulantave Specialistike prej 2500 metrash katrorë, i pajisur me të gjithë infrastrukturën përcjellëse për ofrimin e shërbimeve dinjitoze për qytetarët, është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformave që po ndërmarrim”, është shprehur Veseli.

Fotografia e Uran Ismaili

Ai ka përgëzuar ministrin Uran Ismaili për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme në transformimin e një ndër sektorëve më delikatë të shërbimeve publike në Kosovë.

Edhe ministri Uran Ismaili ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur që pas një pune shumë të madhe, sot po përurohet objekti i ri i ambulancave specialistike, si çka thënë ai për të lënë mbrapa të kaluarën e hidhur të shërbimeve mjekësore nëpër bodrume.

Ismaili ka thënë se objekti modern prej 2 500 metrash katrorë është i pajisur me aparaturën më moderne. “Tashmë është i gatshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dinjitoze për deri në 900 pacientë në ditë”, ka thënë ministri Ismaili.

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian…