JONUZ  MUSLIU  PERSONALITET I MADH I KOMBIT

21 janar 2019 | 11:03

Fjalim i veprimtarit, Ismet Sylejmani, në Akademinë Përkujtimore në Gjilan, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, të liderit të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu.

E nderuar familje e Jonuz Musliut!
Të dashura familje të dëshmorëve!
Shokë e bashkëveprimtarë të Jonuzit!
Ish të burgosur politik!

Ushtarë e komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Ushtarë e komandantë të Ushtrisë për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!
Përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale!
I nderuar nënkryetar i Komunës së Gjilanit!
I nderuar kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit!
Kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik, djali i Jonuzit, Shqiprim Musliu!

Po bëhet një vit pa Jonuzin!
Vdekja e morri atëherë kur ai më së shumti i duheshe Luginës së Preshevës!
Jonuz Musliu, sikur e kemi thënë në të kaluarën, që kur i mbylli sytë përgjithmonë, po dëshmohet se ka qenë një figurë dhe personalitet i madh, vlera e të cilit gjithnjë e më shumë po shkon duke u rritur dhe duke u shpërfaqur.

Lugina e Preshevës ka mbetur pa liderin e sajë dhe shpresojmë që fryma e tij, puna e tij, ta shoqërojë çdo figurë e çdo udhëheqës të asaj pjese të Atdheut që na ka mbetur jashtë aureolës tonë të kombit.
E ardhmja po dëshmon se njerëzit dhe figurat e mëdha sikur Jonuzi, Atdheut i japin edhe atëherë kur zemra nuk ju rrahë më.

Përvjetorët për Jonuzin, ky përvjetor i parë po dëshmon se kanë për t’u shndërruar në një uragan ku gjeneratat e reja mësojnë nga bashkëveprimtarët, nga bashkëdrejtuesit që kanë jetuar në kohën e Tij.

Sa më shumë të nderojmë njeriun që edhe pas luftës së Ushtrisë për Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc nuk i kthej krahët nga ajo pjesë e Atdheut, sepse Ai u dëshmua që është birë besnik, që luftën e vazhdon edhe në forma dhe variante e kushte tjera!

Serbia pushtuese me Jonuz Musliun udhëheqës të Luginës së Preshevës e ka pasur padyshim më vështirë, por nuk do ta ketë më lehtë edhe sot, sepse Jonuzi po e dëshmon praktika, se ka e do të ketë vazhdues të denjë, të cilët rrugën e Tij jo vetëm që nuk do ta braktisin, por do ta ecin e do ta ushqejnë me dashuri e besnikëri të pafund!

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Jonuzit!
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!
Ismet Sylejmani
Gjilan, më 20 janar 2019!

LPD

Publiée par LPD – Lëvizja e Progresit Demokratik sur Dimanche 20 janvier 2019

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, i ka bërë thirrje…