Jorginho i vendos kushte për rinovim Chelsea, kërkon më shumë se dyfishin e pagës

06 nëntor 2022 | 13:31

Mesfushori i Chelsea, Jorginho ka vendosur kushte për rinovim.

Siç raporton “Sport”, Jorginho është duke kërkuar 13.6 milionë euro për të rinovuar me “Blutë e Londrës”.

Mesfushori, i cili tani fiton 6.4 milionë euro, do të kërkonte më shumë se dyfishin për të qëndruar.

Kjo gazetë siguron se Chelsea nuk pritet të ngrit aq shumë pagën e tij dhe atij pritet t’i ofrohet një shumë midis 7 ose 8 milionë euro.

Nëse marrëveshja nuk arrihet Milani dhe Barcelona presin afrimin e italianit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, përmes një postimi…