Jorginho tanimë ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ri

14 prill 2024 | 16:27

Mesfushori italo-braizlian, Jorginho do të largohet nga Arsenali dhe në përgjithësi nga Anglia në fund të sezonit.

Jorginho ka gjashtë vite që është pjesë e futbollit anglez, ku fillimisht luajti për Chelsean dhe tani e një vit e gjysmë për Arsenalin.

Megjithatë lojtari ka vendosur të rikthehet përfundimisht në Serie A në fund të sezonit, edhe pse në kontratën e tij me Topçinjtë është një opsion rinovimi.

32-vjeçari është në bisedime të avancuara me Juventusin dhe ai pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta po insiston ta ndalojë lojtarin në Londër, por dëshira e Jorginhos është të rikthehet në Itali.

Agjenti i lojtarit ka pasur disa biseda me Juventusin dhe gjiganti italian është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij.

Në garë për t’i fituar shërbimet e Jorginhos janë edhe Fiorentina dhe Lazio. /Telegrafi/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen…