Josa: Synojmë titullin dhe Kupën

08 mars 11:35

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, është shfaqur i kënaqur pas kualifikimit në gjysmëfinale, kurse ka bërë me dije se Prishtina synon të triumfojë edhe në kampionat.

“Duhet të ishim më të kujdesshëm, sidomos në kohën shtesë, kur rezultati ishte 2-1 në favor tonin dhe me një njëri më shumë, por edhe Llapi sulmoi dhe golat nuk pësohen gjithmonë nga gabimet e tuaja, por edhe nga aftësia e kundërshtarit. Në penallti ishte gjithçka e hapur. Normalisht se ne ishim më të mirë psikikisht. Skuadra ishte e ngarkuar shumë për faktin se jemi në garë për dy trofe dhe kemi pasur ndeshje të vështira gjatë kësaj periudhe. Nuk kemi preferenca për kundërshtarin në gjysmëfinale dhe do të përpiqemi t’i fitojmë dy trofetë”, ka thënë Josa.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Mimoza Kelmendi Tashmë kjo ditë është kthyer në një…