Joshua refuzoi ofertën mbi 10 milionë euro për t’u larguar nga Hearn

28 korrik 2021 | 17:30

Anthony Joshua ka zbuluar se ka refuzuar mbi dhjetë milionë euro për t’u larguar nga promovuesi Eddie Hearn dhe të vazhdojë me një të ri. Kampioni i peshave të rënda në WBA, IBO, IBF dhe WBO, është duke u përgatitur aktualisht të përballet me Oleksandr Usyk.

Ukrainasi tenton të fitojë titullin WBO që mbahet nga AJ, me këtë të fundit që zbuloi se si ka pranuar ofertën që ta shkëpusë marrëveshjen me Hearn. Duke folur me Gary Neville në emisionin e tij The Overlap, Joshua zbuloi ofertën, ndërsa foli më gjerë për natyrën e marrëdhënies së tij me Hearn dhe kompaninë promovuese “Matchroom Boxing”.

“Kjo varet vërtet nga tregtia juaj”, shpjegoi Joshua kur u pyet për ndarjen e parave në kontratën e një boksieri. “Unë thjesht mund t’ju ofroj një tarifë, kështu që nuk është sikur t’ju zotëroj, por mund t’i blej të drejtat tuaja të imazhit dhe të them se dua t’i blej të drejta për të gjitha fitimet tuaja të ardhshme. Mund të bëj marrëveshje me këdo, madje ishte një ofertë mbi dhjetë milionë euro që të nënshkruaj me një kompani por, jo, nuk më bindin këto gjëra”, ka shtuar boksieri britanik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë Hysen Gega, veprimtar i çështjes kombëtare dhe…