Joshua: Rivali im numër 1 është Wilderi

24 shtator 2018 | 11:09

Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë, ka konfirmuar, pas triumfit ndaj Alexander Povetkin, se objektivi i tij i radhës, për duelin e 13 prillit, është amerikani Deontay Wilder.

Një përballje që do të sillte unifikimin e titujve kampionë bote në këtë Divizion, pasi Joshua mban trofetë e kategorive IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilderi atë të kategorisë WBC.

Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierë, mposhti të shtunën me “KO” në raundin e shtatë rusin Povetkin dhe pas duelit ka thënë se: “Ajo që më intereson më shumë tani është sfida e 13 prillit, sërish këtu para fansave të mi, në “Wembley”.

Objektivi im kryesor, rivali im numër 1, mbetet Wilder. Kaq. Nuk më pëlqen të flas për numrin 2 apo 3. Wilderi dhe kaq”. Por Wilder, 40 fitore e asnjë humbje si profesionist, do ta mbrojë titullin kampion më 1 dhjetor ndaj një tjetër boksieri britanik, Tyson Fury dhe një fitore e sfidantit mund ta përmbysë hierarkinë.

“Ata arritën një marrëveshje dhe ju uroj suksese. Wilderi arriti një marrëveshje edhe me mua, unë e firmosa kontratën dhe më pas ai u tërhoq. Nëse nuk do të duelojë me mua, do ta respektoj vendimin e tij”, ka deklaruar Joshua.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një shtëpi afër lumit Loire në Francë një kobra…