Jovanoviqi: Serbia duhet të anëtarësohet në BE e NATO dhe të arrijë marrëveshje me Kosovën

12 maj 2019 | 16:56

Lideri Partisë Liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviq, ka thënë të dielën se Serbia duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian e në NATO dhe të arrijë marrëveshje me Kosovën.

Jovanoviqi ka thënë se me çdo kusht duhet të ruhet paqja në rajon, shkruan “Tanjug”.

“Nga ana tjetër, me çdo kusht duhet të ruhet paqja në rajon. Kjo do të thotë që t’i ndihmohet Bosnjë e Hercegovinës dhe përpjekjeve të saj për të mbetur unike, t’i zgjidhë problemet e veta dhe të niset drejt BE-së e NATO-s . Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me Maqedoninë e Veriut, me Kroacinë dhe Malin e Zi”, ka deklaruar Jovanoviq.

Jovanoviqi ka thënë se beson se këto janë kushtet për ekzistimin dhe përparimin e Serbisë.

Siç ka thënë ai ai, pas ngjarjeve të zhvilluara në Serbi gjatë muajve të fundit dhe zhvillimeve të reja në rajon, nacionalizmi po merr forma dhe protagonistë të rinj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian West dhe Kanye West kanë mirëpritur fëmijën e…