JU BESOJ UDHËHEQËSVE TË VETËZGJEDHURË E ME INTEGRITET, POR JO TË “ZGJEDHURVE” TË PA INTEGRITET

15 mars 20:02

Nga Jakup Krasniqi

Vetëm njerëzit të pa dinjitet e integritet, hamendësohen qoftë edhe ne një moment të vetëm për të krahasuar e barazuar të pa krahasueshmen. Vetëm qyqaret bëjnë gjëra të tilla.

Sot apo nesër dikush mund të thotë: Po, cili organ apo kush e bëri Adem Jasharin Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Përgjigjja është: e bëri dashuria, integriteti dhe guximi i tij për t’u përballur me armikun shekullor të shqiptarëve – Serbinë! Ashtu siç bëri shekuj më parë Gjergj Kastrioti, Skënderbeu që i la të gjitha privilegjet e sulltanit të osmanllive dhe mori vendimin për t’u kthyer në Shqipëri (Arbëri), për të luftuar Perandorinë më të fuqishme të Botës pa pyetur asnjë organ, veç guximit e vendosmërisë se tij për ta bashkuar popullin e tij në luftën çlirimtare. Me ndodhi e ngjarje të tilla është e mbushur e gjithë historia jonë çlirimtare. Të gjithë brezat shqiptarë, para e pas Pavarësisë së Shqipërisë të vitit 1912, në të gjitha përpjekjet për liri, për çlirim e bashkim kombëtar janë udhëhequr nga guximi e vendosmëria e tyre për t’ju kundërvë armiqve të egër të lirisë e të mëvetësisë kombëtare. Në historinë tonë shumëshekullore, luftëtarët e mëdhenj të çështjes kombëtare kanë lindur nga integritetet e tyre dhe jo nga zgjedhjet e lira a Kuvendet kombëtare të kohës sonë.

Shembujt e përmendur më lartë, nuk janë të vetmit në historinë tonë shumëshekullore.

Kushdo që donë të bindet për ketë, le të shikon gjithë historinë e tridhjetë viteve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë (përveç Luftës Çlirimtare, ku njerëzit i ka bashkuar guximi dhe vendosmëria për të luftuar për liri e çlirim kombëtar), dhe krejt deri me sot, në të dy shtetet shqiptare dhe do të binden se në liri çakordohemi. Shikoni zhvillimet në Shqipëri, ku përsëritën e ripërsëriten ngjarjet e ’97 e Gërdecit dhe Kosovën ku shqiptarët nuk merren vesh për asgjë, veç kur është çështja e shkatërrimeve të ndërmarrjeve publike e të pasurisë kombëtare. Por nuk dimë të zhvillojmë vendin e të krijojmë perspektivë për qytetarët.

Shkurt: dyshimin mos e drejtoni dhe as e kërkoni të Skënderbetë a të Adem Jasharët, por të ata që mashtrohen në hiqet e hiçërit që po bëhet gjithherë pas luftërave çlirimtare! Dyshoni në vetëmashtrimin e vetënënshtrimin tuaj mjeranë! Dhe nuk ka si të ndodh ndryshe derisa budigardë ngritën në të gjitha shkallët e pushtetit, deri aty sa edhe të na shkruajnë historiçka. Më qenë kaq lehtë shkruesja e historisë, britaniket ketë mjeshtri ua kishin lënë turli çapaçuli mjeranë! Prandaj,kaq poshtë kanë rënë Qyteti e Katundi ynë sot!

Kush donë ta katandisë vendin e kombin e tij, le të instaloi budigardë aty ku duhen njerëzit me dije, dinjitete integritet, njerëz ekspertë e vizionarë!

Uroj që të kemi kthjellje e ngritje meritoreçdosegment të jetës sonë politike, arsimore e publike!Kuptohet, në të ardhmen!

Lajme të sponsorizuara