Judah: Marrëveshja e Uashingtonit nuk ka sjell asgjë befasuese

06 shtator 2020 | 16:53

Analisti për çështjet e Ballkanit, Tim Judah, ka thënë se pikat e marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, janë një ri-angazhim për të normalizuar marrëdhëniet, gjë të cilën e kanë dëgjuar shumë herë në të shkuarën.

Ai nuk beson se do të ketë një angazhim të dytë të Uashingtonit për njohjen e ndërsjellët Kosovë-Serbi. “Unë besoj se është një marrëveshje jo befasuese e kështu Kosova dhe Serbia nuk kanë fituar ndonjë gjë, sikurse Kosova dhe Serbia nuk kanë humbur diçka në të gjithën këtë. Pamë një përzierje të çuditshme gjërash pasi në marrëveshje ka pika të dakortësuar më parë . Tani kemi të bëjmë me një ri-angazhim për të normalizuar marrëdhëniet gjë të cilën e kemi dëgjuar shumë herë në të shkuarën. Çështjet ekonomike siç është hekurudha ne i kemi dëgjuar në të shkuarën”, ka deklaruar ai në një intervistë për “Top Chenel”.

Sipas tij, në këtë marrëveshje nuk kemi të bëjmë me fitues apo të humbur.

“Njohja nga Izraeli, përmendja e Hezbollahut apo bllokimi 5 G janë 100 % relevante në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Mbase janë me interes për amerikanët në një kohë kur palët nuk nënshkruan marrëveshje mes tyre. E gjitha është ‘ok’ por le të shohim çfarë do të prodhojë kjo në krahun ekonomik. Nuk kemi të bëjmë me fitues apo të humbur nga kjo”, ka deklaruar ai, duke përmendur efektet që kjo marrëveshje do të këtë në të ardhmen.

“Por në perspektivën afatgjatë marrëveshja ka për tu harruar paçka se u bë dhe nuk solli ndonjë ndryshim të madh. Ajo që do të jetë e dëmshme për zotin Hoti dhe posaçërisht për zotin Vuçiç janë pamjet filmike të të dyve përballë Trump nga ku duken si djem shkolle përpara mësuesit kujdestar. Do të shihet në të ardhme dëmi i shkaktuar në imazhin e tyre politik në terma afat gjatë”, ka deklaruar  Judah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara e pilotit të Ferrarit, Charles Lecelerc, në Çmimin e…