Julia Roberts zbulon arsyen e vërtetë përse nuk luan skena nudo

12 janar 2024 | 11:43

Julia Roberts i ka shmangur rolet me skena nudo dhe pavarësisht rolit të saj të famshëm si një prostitutë në filmin “Pretty Woman”, ajo sërish nuk i zhvesh para kamerave.

Aktorja 56-vjeçare, Julia Roberts i ka shmangur rolet me skena nudo dhe pavarësisht rolit të saj të famshëm si një prostitutë në filmin “Pretty Woman”, ajo sërish nuk u zhvesh para kamerave.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për skenaristin Richard Curtis në debutimin e saj në kopertinën britanike të “Vogue”, ajo ka zbuluar se dëshiron të mbrojë gratë e tjera që ndihen nën presion për t’u zhveshur përpara kamerave.

E pyetur nëse ka ndonjë ndjenjë përgjegjësie ndaj grave të tjera me sjelljen e saj në filmat qe ajo ka luajtur, Julia shpjegoi:

“Filmat e mi janë të përshtatshëm për t’u parë nga të gjitha moshat. E dini çfarë, jo për të kritikuar zgjedhjet e të tjerëve, por të mos i heq rrobat në një film, është një zgjedhje që mendoj se e bëj për veten time.”

Ajo vazhdoi të zbulojë se qëndrimi i saj i vendosur mund të ketë të bëjë me lidhjen e saj të befasishme me një ikonë feministe, Gloria Steinem.

Julia zbuloi se e bëri pemën e saj familjare me yllin e “Finding Your Roots”, Dr Henry Gates dhe zbuloi se sipas ADN-së, ajo ishte kushurira me Gloria Steinem.

Aktorja fituese e çmimit Oscar zbuloi më parë se nuk donte të zhvishej për hir të fëmijëve të saj.

Kur u pyet nëse do të konsideronte të bënte një skenë nudo në një film, ajo tha: ‘Ti e di që nuk është ajo që bëj unë, kështu që nëse do të më kërkosh ta bëj, duhet të jetë një skenë e lehtë. E dini, si nënë e tre fëmijëve, ndihem kështu.”

Julia u martua me kameramanin Danny Moder në 2002 dhe mirëpriti binjakët Hazel Patricia dhe Phinnaeus Walter në 2004. Vite më vonë ata mirëpritën djalin Henry.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina e ka prezantuar edhe një përforcim në këtë…