Junckeri: BE-ja do të vazhdojë partneritetin strategjik me Turqinë

15 gusht 2018 | 10:50

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka përshëndetur vendimin e Turqisë për lirimin e dy pjesëtarëve të ushtrisë greke, të cilët më herët ishin arrestuar në rajonin ushtarak në Edirne, raporton “AA”.

Me këtë rast, ai ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) do të vazhdojë partneritetin strategjik me Turqinë.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë zbatimin e partneritetin strategjik me Turqinë”, theksuar Junckeri

Ai ka rikujtuar se në samitin Turqi- BE në qytetin e Varnës në mars të këtij viti është theksuar se nuk ekziston arsye që Turqia të ndjejë frikë nga fqinjët evropianë.

“Duam të shohim një Turqi demokratike, prosperuese dhe stabile”, ka thënë Junckeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona të dyshuar për…