Jupa kërkon suksese të reja

26 janar 2018 | 10:55

Kastriot Jupa për herë të katërt është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. 25-vjeçari i ka fituar titullin dhe Kupën e Kosovës me skuadrën pejane Besa FamGas dhe ka pasur paraqitje të mira me përfaqësuesen e Kosovës.

“I gëzohem faktit që kam arritur të ruaj formën gjatë këtyre viteve dhe që më është shpërblyer mundi. Viti 2017 ka qenë i suksesshëm pasi kemi vazhduar ecurinë pozitive, përkatësisht pa humbje, me klub. Sukseset që veçoj nga viti 2017 janë titulli dhe Kupa me Besën, sidomos zgjedhja si pivoti më i mirë i kampionatit të IHF-së për vendet me hendboll në zhvillim. Këtë sukses e kam arritur me Kosovën në Bullgari”, ka thënë Jupa, pasi ka synime të mëdha në të ardhmen.

“Synim është mbrojtja e titujve me Besën dhe vazhdimi i ecurisë pa humbje. Po ashtu, synim është të kemi një ekip konkurrues edhe për ndeshjet evropiane”, ka deklaruar Jupa.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Neziri, Sllatinë e Vitisë Festa e pavarësisë pa luftëtarët…