Jurgen Klopp falënderon Haradinajn që ka nderuar ndresën e ‘Liverpool’-it

30 prill 2019 | 21:10

Të dielën në Prishtinë është mbajtuar Gjysmëmaratona “Prishrina 2019”, ku kanë marrë pjesë shumë garues e atletë nga shumë shtete të botës.

Në këtë gjysmëmaratonë ka marrë pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës gjatë maratonës ka  veshur nje bluzë të ekipit anglez ‘Liverpool’, çka edhe i ka ra në sy edhe trajnerit anglez, gjermanit Jurgen Klopp. Haradinaj ka mbajtur bluzën me numër 23 atë që e mban ylli shqiptar Xherdan Shaqiri i cili mbronë ngjyrat e ‘Liverpool’-it.

Madje Klopp në profilin e tij ‘Facebook’ ka postuar fotografinë e kryeministrit Haradinaj dhe bashkëshortes së tij Anitën.

Ku kryeministrin e Republikës së Kosovës e ka falënderuar për bluzën sportive të Liverpoolit që e ka pasur veshur gjatë maratonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, para Komisionit të Kongresit Amerikan, ka dëshmuar për dhunën…