Juve arrin marrëveshje me Rabiotin dhe De Ligtin

24 qershor 2019 | 13:40

Kampionët e Serisë A duket se janë pranë marrëveshjes me Matthijs De Ligt dhe Adrien Rabiot, lojtarë këta që janë kërkuar edhe nga Barcelona.

Sipas medieve italiane, dyshja pritet të nënshkruajë shumë shpejt me Juventusin. Rabioti është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me PSG-në ka skaduar, dhe thuhet se lojtari ka pranuar që paga e tij të zbresë nga 10 milionë në vit, në 7 milionë.

Ndërsa De Ligt në anën tjetër pritet të transferohet për shumën e 70 milionë eurove në marrëveshjen mes skuadrave, kurse në kushtet personale lojtari pritet të pranojë një pagë prej 12 milionë eurove në vit plus bonuset.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe…