Juve e sheh Lukakun pasardhës te Mandzukiqit

26 dhjetor 2018 | 11:56

Mario Mandzukiq është “lideri i heshtur” i Juventusit, pasi ylli kroat luan ku do trajneri, sakrifikon shumë dhe, siç ka treguar në vitet e fundit, shënon gjithnjë e më shpesh gola me peshë për bardhezinjtë, ashtu siç ka bërë në këtë sezon ndaj Interit e Romës.

Por në fund të këtij sezoni kroati do të jetë 33-vjeçar dhe drejtuesit e klubit bardhezi kanë filluar që tani të mendojnë për ta gjetur zëvendësuesin e tij dhe për këtë kanë hedhur sytë nga kampionati anglez.

Mediet britanike kanë raportuar se klubi italian e ka pikëtuar sulmuesin belg të Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, si zëvendësim për Mandzukiqin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj, ka munguar sot në…