Juve fitoi derbi ndaj Napolit

07 prill 2021 | 21:57

Juventus rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A, duke triumfuar 2-1 në sfidën e prapambetur ndaj Napolit. Skuadra e Andrea Pirlos tashmë e sheh veten në vendin e tretë në renditje, duke kaluar disi situatën e vështirë që po kalonte në javët e fundit. Në fushë për Napolin në këtë ndeshje nga minuta e parë ishin dy shqiptarët Hysaj dhe Rrahmani.

Pas dominimit në minutat e para do të vinte edhe goli për Juventusin. Në të 13-ën, Chiesa dhuron spektakël në krahun e djathtë duke lënë në vend Hysaj, ndërkohë që më pas shërben për Ronaldon. Portugezi e ka një mision të thjeshtë për ta dërguar topin në kuadrat me një goditje të kalibruar. Skuadra torineze mori zemër nga goli, duke marrë kontrollin e ndeshjes, pa i dhënë shumë hapësira Napolit.

Ekipi i Gattusos ndërkohë u fut me një tjetër ritëm në fraksionin e dytë. Në minutën e 60-të, Lorenzo Insigne tentoi një goditje shumë të bukur nga distanca, që do të përfundonte shumë pranë trekëndëshit të portës së Buffon. Në krahun tjetër Pirlo hedh në fushë në minutën e 69-të Dybalan. Argjentinasi preku fushën pas tri muajsh dhe e bën në mënyrën më të mirë. La Joya realizoi një super gol në minutën e 73-t, me një goditje mjaft të bukur në brenda zonës me të majtën duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Meret.

Në krahun tjetër Napoli nuk dorëzohet, teksa në fundin e kohës së rregullt, Osimhen fiton një penallti pas një kontakti me Chiellinin në zonë. Nga pika e bardhë shkoi Insigne, i cili arriti që të mposht portierin Buffon. Në fund Osmhen vendos në panik mbrojtjen e ekipit torinez, por De Ligt e ndal mjaft mirë. Juventusi me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 59 pikë, 3 më shumë se Napoli që mban vendin e 5-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
45 minutëshi i parë mes Bayern Munich dhe PSG është…