
Juve fiton derbin ndaj Fiorentinës
02 shkurt
14:26
Kampionia në fuqi e Italisë, Juventus e ka fituar derbin e kësaj xhiro në Seria kundër Fiorentinës (3-0).
Dy golat për fitoren e “Zonjës së Vjetër” i shënoi Cristiano Ronaldo nga penalltia, kurse një tjetër e shtoi Matthijs de Ligt, i cili shënoi pas një rivënie nga këndi për rezultatin final 3-0.
Pas kësaj fitore Juventusi ka grumbulluar 54 pikë, gjashtë pikë më shumë se Interi që ka një ndeshje me pak të zhvilluar. Fiorentina është në vendin e katërmbëdhjetë me 24 pikë.
/Epoka e re/