Juve ndalet edhe nga Milani

19 shtator 2021 | 23:05

Juventusi nuk di të fitojë këtë sezon në Seria A. Bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në super ndeshjen ndaj Milanit në Torino, teksa këtë sezon kanë vetëm dy pikë në katër javët e para.

Bardhezinjtë në fakt e nisën më mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me një kundërsulm perfekt të Moratës, i cili e finalizoi me mjeshtëri. Gjithsesi skuadra torienze nuk arriti që të shënonte golin e sigurisë.

Në momentin kur dukej se ndeshja po shkonte në favor të ekipit torinez, Milani realizoi në minutën e 76-të, me një gol të shënuar me kokë nga Rebiq. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauro Icardi ka arritur t’ia sigurojë pikët e plota Paris…