Juve në janar e dëshiron sulmuesin e Sassuolos
Pasi mbyllën vitin me një rekord negativ, për numrin e ulët të golave të shënuar, Juventus ka përqendruar të gjithë merkaton në gjetjen e pyke, për të zvogëluar boshllëkun e lënë nga Cristiano Ronaldos. Në listën e Allegrit dhe stafit të tij gjejmë emra të ndryshëm por sipas “La Gazzetta dello Sport”, torinezët ka përzgjedhur Gianluca Scamacca, nuk dëshirojnë të humbasin kohë dhe kanë vendosur menjëherë kontaktet e para me klubin e Sassuolo.
Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Juve ka gati një ofertë prej 30-35 milionë euro për Sassuolo dhe 1.5 milionë euro për sulmuesin azzurr. Situata ku ndodhen bardhezinjtë i detyron të gjejnë një formulë më të butë për të paguar këtë shumë pasi dihet që janë në vështirësi ekonomike. Dëshira e Juves është e qartë, por fakt është që nuk do të jetë aspak e lehtë pasi Sassuolo e vlerëson lojtarin me 40 milionë euro ndërsa në garë për të janë edhe ekipe të tjera si Inter e Milan.
Duke pasur parasysh të gjithë vështirësitë e kësaj marrëveshje, Juve studion edhe pjesën tjetër të tregun. Lacazette po merr më shumë kuota këtë periudhë pasi po refuzon çdo ofertë të Arsenal për të rinovuar kontratën. Emrat e tjerë mbeten të njëjtë, nga Milik tek Icardi ndërsa ëndrra më e madhe dhe më e vështirë është Dusan Vlahoviq.